Studime

Revista “STUDIME JURIDIKE”, e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, hap thirrjen për dërgimin e artikujve për numrin 2 të revistës për vitin 2025. Artikujt duhet të dërgohen në adresën elektronike të revistës: revista.juridike@fdut.edu.al.

Afati i fundit për dërgimin e artikujve është 15.07.2025.

Revista “Studime Juridike” boton vetëm punime origjinale që pasqyrojnë zhvillimet më të fundit doktrinale, kërkimore-shkencore të Fakultetit të Drejtësisë, në nënfushën e shkencave juridike. Artikujt duhet të paraqiten në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze. Autorët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e materialeve që paraqesin. Autorët do të nënshkruajnë një dokument ku do të vetëdeklarohen mbi origjinalitetin e artikullit.

Plagjiatura nuk lejohet.